Kryeministri Edi Rama ka uruar infermierët në ditën ndërkombëtare të tyre, duke theksuar se gjatë gjithë gjithë kësaj periudhe, infermierët na mësuan se hero të bën sakrifica.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë i ka shprehur mirënjohjen çdo infermieri në Shqipëri, teksa shtoi se sot më shumë se kurrë është dita e tyre, pasi kanë lënë familjet shumë muaj pa i takuar dhe i janë përkushtuar pacientëve me COVID-19.


“MIRËMËNGJES.  Kurrë s’ ka qenë kaq ndërkombëtare dita e tyre! Infermierët që kemi parë me sy të trishtuar, me vragat në fytyrë prej turneve të gjata si luftëtarët e pamposhtur me Covid-19, na mësuan se hero të bën sakrifica. Mirënjohje çdo infermieri në Shqipëri. #RESPEKT”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *