Një makinë është përfshirë nga flakët ndërsa ka qenë duke lëvizur në autostradën Fier-Vlorë.

 

Sipas dëshmitarëve, shoferi ka vënë re një re tymi që dilte nga pjesa e përparme dhe më pas ka ndaluar makinën tip Fiat Punto në anë të autostradës dhe është larguar menjëherë.

 

 

Flakë të mëdha e kanë përfshirë menjëherë automjetin duke e djegur plotësisht.

 

Policia është njoftuar për ngjarjen, ndërsa në vend ka shkuar edhe një zjarrfikëse. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

 

Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i zjarrit por dyshohet për një defekt në motor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *