E enjte, 17 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Different trains” nis me Bethoven  

 

 

 

Bethoven është kryefjala e koncerteve të Festivalit Different Trains këtë edicion të gjashtë. Edhe në takimin me Marin Gjollmën, Gerta Allën dhe Idlir Shytin do të jetë kështu.

 

E ndërsa për Marinin, Akademia e Arteve është shtëpia e dytë, pasi luan çdo ditë në këtë sallë, edhe si pedagog, nuk është e njëjta gjë për Gertën dhe Idlirin. Ata vijnë nga Franca për të herë të parë.

 

Të dy punojnë në Francë, pasi kanë studiuar në Akademinë e Operës së Parisit, por pranojnë se emocionet e rikthimit aty ku kanë marrë bazat e muzikës klasike janë të mëdha.

 

Koncerti i tretë i Different Trains që është shtrirë këtë vit edhe në sezonin e verës jehon në sallën e Koncerteve në Akademinë e Arteve mbrëmjen e së mërkurës.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video