Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur këtë të enjte liderët e partive politike në Kosovë, për të dikskutuar për dialogun Kosovë – Serbi.

Hoti synon unifikimin e qëndrimeve të spektrit politik në vend për procesin e dialogut, takim ky i cili u paralajmërua pas ftesës së Washingtonit më 27 qershor.

Por takimi i cili nisi rreth orës 11:00, është bojkotuar nga PDK-ja e Kadri Veselit dhe lëvizja “Vetëvendosje” e Albin Kurtit.

Zyra për shtyp e kryeministrit ka njoftuar se hoti do të zhvillojë edhe takime me përfaqësuesit e vendeve të bashkimit europian në Kosovë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *