E enjte, 22 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dhunoi fizikisht 51-vjeçarin dhe më pas i mori makinën e ia dëmtoi, arrestohet i riu në Bulqizë, prej një viti në kërkim

Në kuadër të punës për gjurmimin, lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kapën dhe ndaluan shtetasin:

D.T., 28 vjeç, banues në Bulqizë,

Reklamë

i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Ky shtetas, në muajin shkurt 2025, pranë rrethrrotullimit të fshatit Fshat, ka dhunuar fizikisht shtetasin I.A., 51 vjeç, i ka marrë automjetin dhe e ka dëmtuar.

Reklamë

Gjithashtu, Gjykata e Dibrës ka vendosur ndaj 28-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat e lartpërmendura.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë