E enjte, 22 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dhunohet barbarisht 17-vjeçari në Greqi, një nga autorët e dyshuar është me origjinë shqiptare

Një adoleshent grek është dhunuar barbarisht, teksa ndodhej bashkë me miqtë e tij në një lokal nate.

Mediat helene raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Mataragës, në Agrinio të Greqisë.

Reklamë

Nga hetimet paraprake rezulton se 17-vjeçari është dhunuar nga katër persona të maskuar. Bëhet me dije se një nga autorët e dyshuar të ngjarjes është me origjinë shqiptare.

Policia greke ka bërë të ditur se ka identifikuar njërin nga autorët, i cili është shtetas shqiptar dhe aktualisht është shpallur në kërkim

Reklamë

17-vjeçari ka pësuar dëmtime në kokë dhe është transportuar në spitalin e Agrinios, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Sipas personave nga rrethi shoqëror i të miturit, shkaku i sulmit dyshohet të ketë qenë një keqkuptim i çastit, pa ndonjë konflikt të mëparshëm serioz.

Vazhdo të lexosh

Reklamë