Bie në maksimum numri i hyrje daljeve në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.

E gjithë kjo ka ardhur për shkak se të gjithë shtetasit që hynë nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë nga dita e sotme e deri në datën 3 Maj duhet të karantinohen për 14 ditë.

Gjatë kësaj periudhe mund të lëvizin pa pasur nevojë të karantiohen drejtuesit e mjeteve të tonazheve të rënda, por dhe shtetasit e huaj që e përdorin Shqipërin për kalim tranzit.

Burimet Policore thanë per Vizion Plus se do të karantinohen edhe shtetasit shqiptarë kryesisht banorë të Pogradecit, Prrenjasit dhe Librazhdit të cilët hynë dhe dalin nga Maqedonia brenda ditës, pasi një pjesë bëjnë tregëti në vendin fqinjë ndërsa një pjesë tjetër punojnë në këtë vend.

Në qoftë se gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kalimi kufitarë kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 3500 shtetas, paraditen e sotme nuk kanë hyrë më shumë se 15 shtetas shqiptarë të cilët bëjnë punë sezonale në vendin fqinjë.

E njëjta situatë është paraqitur ditën e sotme edhe në pikat e kalimit kufitarë të Tushemishtit dhe Kapshticës, pika të cliat kanë pasur numër shumë të ulët hyrjesh nga vendet fqinjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *