Subscribe

Zbardhen të tjera detaje nga atentati i regjistruar paraditen e kësaj të hëne në Fier, ku u qëllua për vdekje brenda makinës së tij Shkëlzen Kastratit.

Vizion Plus mëson se vëllai i viktimës, Kelmend Kastrati ka qenë shënjestra e një atentati të ndodhur më 8 janar të vitit 2016 në Mbrostar, ku mbeti i plagosur. Asokohe, nga të shtënat, ndërroi jetë shoku i tij, Denis Kasa. Shkak i krimit, sipas prokurorisë ishte një konflikt i vjetër mes Binjakut dhe Kastratit.

Ndërkohë, Shkëlzen Kastrati ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij kur i është prerë rruga dhe është qëlluar me breshëri plumbash. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *