Subscribe

Belind Këlliçi, pasi bëri një kallëzim për vjedhjet e sendeve personale të tij brenda zyrës në selinë blu, dha një prononcim për mediat, ku akuzoi drejtpërdrejt Lulzim Bashën dhe Gazment Bardhin.

 

Ndërsa iu bëri thirrje që të tërhiqen nga degradimi politik, ai iu drejtua me një thirrje Bashës.

 

Nëse anëtarëve të FRPD iu cenohet edhe një fije floku, paralajmëroi Këlliçi, do të bëjnë transparente gjithçka për administrimin e Partisë Demokratike nga SHPK-të.

 

“Mbajeni të regjistruar këtë që po ju them tani, nuk do të jetë çudi nëse kamerat janë fshirë dhe të mos ekzistojnë më pamje. Janë persona të tjerë që nuk i njeh askush, asnjë prej të rinjve. Nuk janë shoqërues që ne i kemi parë prej vitesh tek ne. Nuk e di pse nuk ka ardhur policia, pyesni policinë për këtë gjë, sepse mua për minuta më ka marrë nga selia deri këtu në këmbë. Unë erdha të bëj detyrën time sepse më vonë na thonë se përse nuk bëtë kallëzim. Më vjen keq që situata në PD ka shkuar në këtë nivel. Denoncova vjedhjen e laptopit tim personal, vjedhjen e disa USB me materiale personale. Akuzoj direkt Lulzim Bashën dhe Gazment Bardhin. Ata mund të japin një urdhër të tillë. Nuk do të jetë cudi që me siguri të kenë fshirë kamerat.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *