Denoncimet e shpeshta të bëra nga ish-kryeminsitri Sali Berisha në “Facebook” kanë sjellë reagimin e Policisë së Shtetit.

 

Në një deklaratë për shtyp, policia e akuzon ish-kryeministrin se positon në rrjetet sociale shpifje të panumërta ndaj kësaj organizate duke rritur presionin publik mbi të.

 

E ndodhur përballë kësaj situate policia bën me dije se do të reagojë me kallzime penale, duke kërkuar zbardhjen shpejt dhe deri në fund të këtyre shpifjeve, nga Prokuroria.

 

Sipas policisë, publikimet e këtij lloji tentojnë të ndërtojnë një fushatë të mirëfilltë linçimi publik, që ka qëllim të denigrojnë, delegjitimojnë, dekurajojnë dhe pengojnë punën e trupës së Policisë së Shtetit në shërbim të Kushtetutës, ligjit e qytetarëve.

 

Policia e Shtetit bën me dije se do ta adresojë në rrugë ligjore këtë tentativë të papranueshme dhe do të mirëpresë hetimet që do të provojnë bazën e çdo akuze nga ana e Berishës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *