E shtunë, 21 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Dëmi mjedisor nga Spitalla

Dy ministri që janë përgjegjëse për mbrojtjen e natyrës, ajo e Turizmit si dhe ministria e Mjedisit kanë shpërfillur misionin e tyre, duke aprovuar projekte në dëm të mjedisit.

 

E tillë është situata për zhvillimin e zonës në Spitallë të Durrësit, në të cilën kompania fituese do të ndërtojë një uzinë të pasurimit të ferrokromit. Ndërtimi i një uzinë të tillë pritet të ketë ndikime të rënda në mjedis, jo vetëm të zonës përreth, por edhe të vetë qytetit.

 

Reklamë

Ekspertët mjedisor  kanë analizuar se ky fakt pritet të  dëmtojë,

  1. Tokën pasi sasia e mineralit do të sistemohet në sheshet e depozitimit për përpunim
  2. Do të ndotë ajrin nga përpunimi i mineralit
  3. do të krijojë zhurma, si pasoje e përdorimit të makinerive teknologjike
  4. do të dikojë në shtimin e trafikut me makina të tonazhit të rëndë,
  5. do ndikojë negativisht në shëndetin e punonjësve dhe banorëve për rreth, për shkak edhe të pluhurave që krijohen.

 

Por jo vetëm. Efektet negative pritet të shtrihen edhe më tej në faunën dhe florën e zonës, si dhe në ndikimin e ujërave të zonës nga derdhja e ujërave teknologjikë.

 

Të gjitha këto efekte të evidentuara  nga inxhinierët e mjedisit janë shpërfillur nga ministritë përgjegjëse, duke miratuar projekte që në thelb nuk përfaqësojnë interesin e publikut.

 

Vendimmarrja për të miratuar projekte të tilla ka vetëm një shpjegim, të favorizojnë kompani të caktuara, që në prapavijë drejtohen nga njerëz me pushtet dhe të shmangin projekte cilësore, që zhvillojnë zonën pa dëmtuar mjedisin.

Më shumë video

Reklamë