Gulliermo del Toro, regjisori i filmit të shumë kritikuar “The shape of water”, ka fituar çmimin “Luani i Artë” në festivalin e 74 të filmit në Venecia. Kjo premierë që trajton dashurinë e një vajze me një krijesë nënujore, është vlerësuar për realizimin dhe mesazhin që përcjell.

 

Gjatë tërheqjes së çmimit në këtë event prestigjioz, regjisori meksikan është shprehur i kënaqur dhe ka falenderuar dhe kritikët e tij. “Vlerësimi është testamenti i triumfit të dashurisë, në rastin tim, dashurisë me një monster,” – tha Del Toro. ai inkurajoi të gjithë regjisorët amerikano-latin se me dëshirë dhe vullnet çdo gjë është e mundur.

 

Në këtë festival u vlerësuan dhe regjisori francez Ksavier Legrand me çmimin “Luani i Argjende” per dramën “Kujdestari”. Ndërsa kolegu i tyre izraelit Foxtrot u vlerësua me çmimin e jurisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *