Subscribe

Personi që shihni në foton më sipër është Orgest Xhelili, personi i cili qëlloi mbi 10 herë me thikë në shpatull kryebashkiakun e Divjakës Fredi Kokoneshi dhe shoferin e tij në bark Gazment Bullari.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në poliklinikën e qytetit. Para disa muajsh, autori ka qenë specialist IT  në Bashkinë e Divjakës dhe nuk dihet nëse largimi nga puna ka qenë shkak i konfliktit.

 

Kokoneshi dhe shoferi i tij u transportuan menjëherë në spitalin e Lushnjes, ndërsa iu nënshtruan ndërhyrjes kirurgjikale. Aktualisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Autori u arrestua menjëherë në flagrancë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *