Subscribe

Kryeministri Edi Rama ju përgjigj ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin pas deklaratës së këtij të fundit për Shqipërinë e Madhe. Edi Rama u shpreh para gazetarëve i neveritur nga deklarata e ministrit. Kryeministri kërkoi nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç të reagojë pasi sipas tij, askush nuk mund të pengojë Shqipërinë të hapë kufijtë me Kosovën, në kuadër të shengenit rajonal.

 

“Unë jam neveritur dje kur kam kuptuar që deklarata e këtij zotërisë nuk ishte meme sepse në momentin e parë thash është një meme sepse nuk ka mundësi që një anëtar qeverie i një vendi me të vcilin ne po përpiqemi të ndërtojmë marrëdhënie sa më të mira bashkëpunuimi, në vitin 2020 të jetë një gojë kaq e shthurur dhe një mendje kaq e errët. Ka vetëm një të mirë kjo, që ekstremistët shqiptarë në Prishtinë më akuzojnë që po punoj për Jugosllavinë e re apo për Serbinë e Madhe. Ekstremistët në Beograd më akuzojnë se po punoj për Shqipërinë e Madhe. Presidenti i Serbisë duhet të shprehet për këtë çështje sepse unë me të kam qenë shumë i qartë që shengeni rajonal për mua është një proces në mbrojtje të interesave kombëtare dhe rajonale. Në këtë proces Serbia nuk mund të hapë gojën se për çfarë dhe për si dhe sa shpejt biem dakord ne me Kosovën për të avancuar axhendën brenda shengenit rajonal. Nuk më intereson fare çfarë u pëlqen ekstremistëve. Mund të ketë qenë nën ndikimin e lëndëve helmuese ushtarake se është edhe ministër i Mbrojtjes.”

 

Shefi i qeverisë tha se nuk duhet humbur më kohë me zëra nga e shkuara e largët. Një ditë më parë, ministri serb deklaroi se kryeministrin Edi Rama do e kujtojnë më shumë për “çorapet sesa për idetë e tij”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *