E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:30 Në vijim ora 01:30: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Debat në Kuvend për rregulloren, PD kërkon dorëheqjen e Spiropalit: Na dënuat pa ligj

Edhe seanca plenare e kësaj të enjteje nisi me tensione mes shumicës dhe opozitës

Që në nisje, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi kërkoi dorëheqjen e kryeparlamentares Elisa Spiropali.

Reklamë

“Duhet të dorëhiqeni nga funksionet se për 30 ditë keni penguar opozitën pa ligj dhe rregullore me urdhër të krimit të mos marrë pjesë në seancat plenare në kundërshtim me vendimet kushtetuese Kushtetutën dhe rregulloren e kuvendit, i keni vënë deputetëve të opozitës kangjella hekuri, në shkelje të ligjit keni futur forcat speciale për të ndaluar në Kuvend deputetë e opozit”, tha Bardhi.

Deputeti i opozitës, Dashnor Sula, i veshur si një i burgosur u shpreh se dënimi i gjykatës për t’i përjashtuar nga Kuvendi ishte i padrejtë.

Reklamë

Është e turpshme ça keni bërë ju. Gjykata i ka hedhur poshtë masat. Na keni dënuar pa ligj, pa rregullore. Ku e gjetët ju ligjin për 60 ditë. Të keni turp! Vini firmosi këtu për kolegët tuaj. Bëhuni më para njerëz e pastaj politikanë. E dënuat Salianjit pa ligj”{, tha Sula.

Por deputeti socialist Blendi Klosi e cilësoi kaosin që shkakton opozita si vepër penale.

“Nuk e kuptojë, u tërhoqët nga politika që ndoqët, u tërhoqët nga mosbindja civile, u tërhoqët nga djegia e karriges. Djegia e karriges është një vepër penale. Sa herë të bëni politikë me dhunë do të dënoheni prapë”, tha Klosi.

Deputetët e Partisë Demokratike janë shprehur se mosbindja civile do të vazhdojë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë