E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane, ja ku mund ta kontrolloni veten

Të gjithë shqiptarët që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikanë, tashmë mund të mësojnë nëse janë apo jo fitues.

Prej orës 18:00  te kesaj te marte sistemi zyrtar I kontrollit është I hapur dhe të gjithë aplikantet mund të përdorin linkun https://dvlottery.state.gov/ për të parë nëse janë fitues apo jo.

Sic ndodh rëndom për shkak të fluksit në rrjet, herë pas herë ka qënë e pamundur futja ne sistem, cka ishte paralajmëruar edhe më herët nga ambasada amerikane, si dicka normale në orën e parë të daljes së përgjigjeve.

 

Keni aplikuar për Lotarinë #DV2020? Më datë 7 Maj 2019, duke filluar nga ora 18:00, ju mund të kontrolloni këtu ?https://dvlottery.state.gov/ nëse jeni përzgjedhur. Nëse faqja e internetit është e ngarkuar, mos u shqetësoni, kontrollojeni më vonë. Nëse rezultoni të përzgjedhur [You are selected], atëherë ju duhet të plotësoni formularin DS-260 brenda disa javësh. #pyetanen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë