Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiç e cilësoi vendimin e Prishtinës për vendosjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe si një vendim politik.

 

Në fjalimin e mbajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Daçiç deklaroi se taksa ndaj mallrave serbe është e palogjikshme dhe se po pengon dialogun mes dy vendeve.

 

“Vendimi për taksën është i motivuar politikisht dhe ka penguar vazhdimin e dialogut. Serbia beson se dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura”

 

Sipas Daçiç, Serbia është e hapur për vazhdimin e dialogut vetëm nëse Prishtina heq taksën 100%.

 

“Është koha për një paqe të qëndrueshme mes serbëve dhe shqiptarëve”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *