Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Dacic ka befasuar me surprizën që i ka bërë presidentin turk Recep Tajip Erdogan, gjatës vizitës në Beograd.

 

Ne darken e shtruar nga presidenti serb Aleksandër Vucic në nderim të homologut të tij Dacic ka kënduar në gjuhën turke këngën e Osman Ages.

 

Kreu i shtetit turk dhe bashkëshortja e tij e kane shoqëruar me te qeshura këngën e shefit te diplomacisë serbe.

 

Ky gjest nuk ka surprizuar vetëm të pranishmit në sallë, por dhe ata të cilët e kanë parë videon e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

 

Presidenti turk Erdogan, zhvilloi një vizitë disa ditore në Serbi, me qëllim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Ai dhe Vucic diskutuan edhe për stabilitetin në rajon duke theksuar se Ankaraja e Beogradi janë faktorë të rëndësishëm, per ruajtjen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *