E mërkurë, 28 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Çuçi: Meta ka shkelur kushtetutën me të dyja këmbët

Deputeti i Partisë Socialiste Bledar Çuçi, është i pari që ka folur publikisht nga rradhët e mazhorances për vendimin e presidenti Meta, për mosdekretimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi.

 

Reklamë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës,  ai eshte shprehur se kreu i shtetit ka shkelur kushtetuten me të dyja kembët.

 

Reklamë

“Është e vërtetë që  ka një boshllëk, po janë dy gjëra të ndryshme mendoj unë. Një gjë është që Shqipëria tashmë ndodhet në një fazë trazicioni  për shkak të një reforme jashtëzakonisht të rëndësishme për të ardhmen e vendit, sic është reforma në drejtësi, pra jemi në një fazë trazicioni. Pra duhet marrë e shkëputur nga ajo që ndodhi javën e fundit me emërimin dhe dekretimin e ministrit të ri të brendshëm. Në këtë rast presidenti Meta e ka shkelur kushtetutën me të dyja këmbët. Nuk është në targën e tij që të  vendosi nësë një ministër bën për ministër të brendshëm apo jo. Është eksuzivitet i kryeministrit  për të zgjedhur qeverinë që ai mendon për të qeverisur Shqipërinë. Këtë gjë kushtetuta e ka shumë të qartë. Raporti kryeministër, ekzekutiv dhe parlament është ajo që vendos për qeverinë dhe jo presidenti. Ndoshta presidenti mund të vendosi për gjëra të tjera, por jo për ministrat.”

 

Ndër të tjera në fjalën e tij ministri Çuçi është shprehur nuk e quan arsye, argumentin e Metës, nuk më bind mua Edi Rama.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë