Subscribe

Ndryshe nga dita e premte, sot në vendin tonë bilanci i humbjes së jeteve nga Covid-19 ka qënë më i rëndë.

Sipas buletinit ditor të Ministrisë së Shëndetësise, këtë të shtunë kemi 4 humbje jete në Shqipëri nga koronavirusi. Tre prej viktimave ishin nga Tirana dhe ishin shtruar në dy spitalet Covid, tek Infektivi dhe “Shefqet Ndroqi”.

Kujtojmë që të premten ishte dita më e mirë e javës pasi patëm vetëm një viktime,.

Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, në dy spitalet Covid, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 76 vjeçare nga Shkodra, dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 50 vjeçar; një 75 vjeçar dhe një 76 vjeçar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve.

Në total numri i viktimave në Shqiperi nga Covid-19 ka shkuar tanimë në 193. Qarku i Tiranës ka bilancin më të rëndë me 94 të vdekur, pastaj vjen Shkodra me 32 viktima, Durrësi 28, Fieri 10 dhe Elbasani 7.

COVID-19 – Statistika (8 Gusht 2020)

Testime totale            45381

Raste pozitive              6275

Raste të shëruara         3268

Raste Aktive                2814

Humbje jete             193 (Qarku Tiranë 94, Shkodër 32, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1572

Durrës                   354

Shkodër                238

Fier                       105

Vlorë                    102

Kukës                   96

Lezhë                    91

Korçë                    84

Elbasan                 64

Berat           44

Dibër           34

Gjirokastër 30

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *