Kompeticioni me prestigjioz i botes ne futboll Uefa Champions League, rikthehet sot ne platformën Tring me dy sfidat e para te kthimit te vlefshme për raundin e 1/8-ve. Ne “Santiago Bernabeu” Reali i Zinedin Zidan sfidon Romen me nje avantazh te madh pas fitores 2-0 ne takimin e pare ne Olimpiko. Kualifikimi është utopi per Romen, por tentativa eshte gati nje detyrim sipas teknikut Luciano Spaleti. Numri një i pankines se skuadrës nga kryeqyteti Italian kërkon te karikoje djemtë e tij ne krye te te cilëve ka arritur deri tani 7 fitore radhazi ne Serie A. Nuk shkojmë ne Bernabeu për te humbur – ka kembengulur Spaleti, – Kush mendon keshtu nuk luan”. Roma pritet te paraqitet ne fushe me nje skeme 4-2-3-1 me Xhekon Pyke e vetme. Spaleti dhe Roma kane dhe historinë me vete kur ne sezonin 2007-08 kane arritur ta eliminojnë realin e Florentino Perez per me teper te fitojnë edhe ne “Bernabeu”. Gjithsesi kete radhe per kualifikimin duhen tre gola, per me tepër perballe nje skuadre qe vjen pas fitores 7-1 ne kampionatin spanjoll. E vetmja mungese per italianet është Raxha Naingolan. Ne kampin kundërshtar, Zinedin Zidan i ka bere thirrje skuadrës te jete e kujdesshme edhe pas vjen me e avantazhuar. “Kemi fituar ndeshjen e pare, – ka theksuar trajneri francez, – por ne futboll asnjëherë nuk mund te jesh I qete”. Per spanjollet është rikuperuar Marselo, ndërsa nga ndeshja e pare rikthehet uellsiani Bale ne vend te Benzema i demtuar. E vetmja mëdyshje nje skeme 4-4-2 ose 4-3-3 me Bale, Ronaldo dhe ndoshta talenti Mayoral. Edhe ne takimin tjetër, vendasit e Wolsfburg me te avntazhuar pas fitores 3-2 ne Belgjike ndaj Gent.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *