Champions League/ PSG mposht Arsenalin dhe shkon në Mynih, finalja e madhe përballë Interit në 31 maj

PSG-Inter do të jetë finalja e madhe e Champions League që do të luhet në Mynih në 31 maj. Parizienët kanë fituar 2-1 ndeshjen e kthimit me Arsenal, duke u kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 3-1.
Ka mjaftuar nga një gol në çdo pjesë që PSG të sigurojë finalen e madhe të Champions League, ku do të përballet me Interin, i cili u kualifikua një natë më parë pas një ndeshjeje të çmendur me Barcelonën.
Ishte Ruiz i cili shënoi golin e parë në minutën e 21-të për PSG.
Ndërsa në pjesën e dytë kur pritej që Arsenal të ndryshonte lojën, PSG shënoi edhe golin e dytë me anë të Hakimit, ndërsa vetëm 3 minuta më herët Vitinha kishte shpërdoruar nga pika e bardhë e 11 metërshit.
Por kur u duk sikur gjithçka kishte përfunduar, Arsenal gjen forcat dhe ngushton deiferencën me anë të Saka në minutën e 76-të.
Vetëm3 minuta më pas do të ishte sërish Saka që do të kishte mundësinë e artë të barazonte sfidën, por nuk mundi të shënojë edhe pse porta ishte e boshatisur.
Tashmë gjithçka do të vendoset në Mynih në 31 maj, për të mësuar se kush do të jetë kampioni i Europës për sezonin 2024-2025 Inter apo PSG.




