Subscribe

Shkodra është gati të mirëpresë Ligën e Kampioneve në futboll për femra. Ekipi i Vllaznisë synon të përsërisë suksesin e një viti më parë ku u rëndit mes 16 më të mirave të Europës.

 

Për të arritur këtë objektiv vajzat shkodrane kërkojnë fitoren të mërkurën përballë ekipit kampion të Kosovës, Hajvalisë.

 

HARIS LIKA

TRAJNER

 

Çdo ndeshje ne e marrim shumë seriozisht, si të kemi përballë nesh një ndeshje finale, kemi punuar shumë për këto ditë.

 

Sfidat që e presin ekipin nuk janë të lehta dhe për këtë vajzat kampione janë të qarta. Premtojnë të japin maksimumin në fushë, edhe pse emocionet e kësaj ndeshje janë të mëdha, pasi luajnë përballë shqiptareve të Kosovës.

 

ESMERALDA FRANJA

KAPITENE E KFF VLLAZNIA

 

Jemi shumë të emocionuar për këtë ndeshje, sepse jemi dy ekipe që flasim shqip, po ashtu kemi edhe lojtarë nga Kosova, por nesër synojmë fitore pavarësisht kësaj!

 

MEGI DOCI

FUTBOLLISTE E KFF VLLAZNIA

 

Janë ndeshje që priten me emocione, por që do i përballojmë me seriozitet dhe vlerësimin e duhur, besojmë që ndeshja nesër do të jetë shumë e luftuar.

 

Një vit më parë Vllaznia u përball me emra të mëdhenj të futbollit botëror si  Real Madrid, Chelsea apo Paris Saint Germain.

 

Me formatin e ri, kuqeblutë janë në grupin e 7 eliminator me kampionen e Kosovës, Turqisë dhe Islandës. Dy ndeshjet e para eliminatore do të zhvillohen të mërkurën në “Loro Boriçi” ndërsa finalja ditën e shtunë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *