Ajax, Club Brugge dhe Slavia Praha janë tre ekipet e tjera që kanë arritur të sigurojnë një biletë për në grupet e champions league.

 

Gjysmëfinalistët e sezonit të kaluara arritën të mposhnin me rezultatin 2 me 0 qipriotët e APOEL. Ndërsa belgët e Club Brugge arritën të triumfonin përballë Lask Linz me rezultatin 2 me 1.

 

Nga ana tjetër edhe Slavia Praha shënoi një fitore të rëndësishme duke mposhtur rumunët e Cluj me rezultatin e ngushtë 1 me 0.

 

Shorti i grupeve të dy kompeticioneve do të hidhet këtë të premte në Nyon të Zvicrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *