Bayern Mynih ka fituar 2-1 aktin e parë të çerekfinaleve të Champions League përballë Real Madrid në “Santiago Bernabéu”.
Një sfidë e luajtur me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, por ishin bavarezët ata që triumfuan në fund.
Pas disa rasteve të pastra për shënim, Bayern shënoi golin e parë vetëm në fundin e fraksionit të parë të lojës, ku Luis Diaz realizoi pas një asisti të dhënë nga Serge Gnabry.
Me nisjen e pjesës së dytë, Pavlović ndërpreu një sulm të Real Madrid duke nisur kundërsulmin për Olise, i cili dha asistin për Harry Kane. Ky i fundit, me një goditje potente nga distanca, i dha bavarezëve epërsinë e dyfishtë.
Real Madrid u rikthye në lojë në minutën e 74-të me anë të Kylian Mbappé, i cili ngushtoi diferencën.
Ndërkohë, mbeten edhe 90 minuta që do të luhen javën e ardhshme në “Allianz Arena” për të mësuar se cili nga dy gjigantët evropianë do të kalojë në gjysmëfinalet e kompeticionit.
Sa i përket sfidës tjetër mes Sporting Lisbonë dhe Arsenal, “topçinjtw” kanw shwnuar nw minutwn e fundit.





