Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi mendon se nëse s’ka besim politik për votimin me postë, atëherë më mirë të mos bëhet fare. Përballë moderatores Pranvera Borakaj në “Quo Vadis”, ai theksoi se po punohet me detaje në këtë drejtim, me qëllim që të garantohet besueshmëri për të gjithë.

 

“Nëse do të vendosim që të aplikojmë votimin me postë, ne do t’u dërgojmë emigrantëve fletën e votimit me zarf dhe më pas ai do të na kthehet. Kjo mënyrë ka një kosto që është pak më e lartë sesa të tjerat. Nuk do të ketë aq kosto nëse do të përdorim votimin përmes internetit. Çështja e besimit të të gjithëve në proces është parësore dhe kusht nëse të gjitha palët, përfshi këtu, jo vetëm partitë politike, por edhe qytetarët shqiptarë, duhet ta shikojnë procesin si të sigurt dhe të besueshëm. Nëse nuk e bëjmë këtë, më mirë të mos e tentojmë. Shpresoj të gjejmë një zgjidhje që do t’i kënaqë të gjithë. Po punojmë në mënyrë të kujdesshme dhe me hapa të vegjël që të demonstrojmë diçka tej interesit politik, por të mundësohet e drejta e votës për këta qytetarë atje ku ata janë.”

 

Veçanërisht, Ilirjan Celibashi kërkoi vullnet nga ana e politikës për votën e emigrantëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *