Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
24 November 2025
Vizion fokus

SHBA: Ruajmë sovranitetin e Ukrainës! Rubio: Afër marrëveshjes por...

PD sërish sot para kryeministrisë, opozita kërkon dorëheqjen e...

Provokimi i senatores australiane, hyn me burka në sallë,...

VIDEO/ Makina përplas këmbësorët në Tokio, një i vdekur...

Spiropali vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga Presidenti kroat...

Asnjë fluturim në vend, shkollat dhe transporti i mbyllur!...

SHBA-ja thotë se propozimi për paqe është “përditësuar” për...

40-vjeçari plagoset me armë, autor shoku i tij, prej...

Marina Britanike “mbikëqyr” anijet ruse, NATO në gatishmëri

Zelensky: Ne kurrë nuk do të jemi pengesë për...

Çela dhe Dumani vizitë në Belgjikë, takohen me Prokuroren e Përgjithshme Federale, fokusi te lufta kundër krimit të organizuar

24 Nëntor 12:22

Prokurori i Përgjthshëm, Olsian Çela dhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani dhe përfaqësues të tjerë të këtyre prokurorive, zhvilluan një takim pune me Prokuroren e Përgjithshme Federale të Belgjikës Ann Fransen, në datat 18-19 nëntor, në Bruksel, Belgjikë.

Takimi koordinues u zhvillua në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit të nënshkruara mes palëve si dhe në vijim të takimeve që u mbajtën vitin e kaluar në Tiranë.

Diskutimet u fokusuan në çështje që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar, hetimet financiare, pastrimin e produkteve të veprës penale, përdorimin e kriptomonedhave në aktivitete kriminale, koordinimin e hetimeve dhe ngritjen e skuadrave të përbashkëta hetimore. Gjithashtu u trajtuan çështje të ndihmës juridike, përfshirë ekzekutimin e vendimeve penale dhe letërporosive.

Të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim vlerësuan shumë pozitivisht bashkëpunimin e deritanishëm dhe nënvizuan rëndësinë për zgjerimin e mëtejshëm të tij përmes shkëmbimit më të gjerë të informacioneve, me qëllim hetimin e plotë të aktiviteteve kriminale që prekin të dy vendet.

Ndërkohë u diskutua edhe mbi hapësirat ligjore për përmirësimin e mëtejshëm të nivelit të koordinimit, sidomos në drejtim të zbatimit efikas të legjislacionit antimafia, me qëllim sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale ndaj subjekteve të hetuar ose të dënuar në të dy vendet.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Altin Dumani Olsian Çela

Nga e njëjta kategori

Bllokimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, kompania nis punën për heqjen e shkëmbinjve nga aksi nacional

më shumë...

Java e fundit e nëntorit vendimtare! Horoskopi nga Meri Gjini: Kthehen njerëz nga e kaluara, paraja kryefjalë për këtë shenjë

më shumë...

SHBA: Ruajmë sovranitetin e Ukrainës! Rubio: Afër marrëveshjes por ka ende punë. Zelensky: Duam fundin e luftës

më shumë...

PD sërish sot para kryeministrisë, opozita kërkon dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • “Analfabetizmi” në Shqipëri, Rama tregon gjobën që ka vendos...
  • Surpriza, fat dhe mundësi të reja! Këto janë 4 shenjat fatlu...
  • Vdekja tragjike e 64-vjeçares, u sulmua nga një dre për të c...
  • Shembje masive dheu dhe shkëmbinjsh në aksin Qukës-Qafë Pllo...
  • 202 mijë biznese, borxhlinj! Fshihen miliarda lekë taksa, po...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.