Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ishte i pranishëm këtë të martë në një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Integrimit ku ka folur në lidhje me procesin “Screening”.

 

Cakaj tha se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe se e meriton hapjen e negociatave me BE.

 

“Komisioni vlerëson specifikisht faktin që 88 gjyqtarë dhe prokurorë janë larguar nga vettingu, fakt ky që tregon se ka pasur një bashkëpunim të konsiderueshëm me operacionin monitorues ndërkombëtar.Ngritjen e trupave të reja në drejtësi dhe për këtë, Komisioni ka vlerësuar zhvillimet e dhjetorit 2018, përkatësisht ngritjen e KLP, KLD dhe KED, gjë që ka hapur shtegun për vendosjen e SPAK-ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimeve brenda afateve të parapara ligjore. Në raport thuhet se Shqipëria ka bërë progresin e mjaftueshëm për të merituar hapjen e negociatave.”

 

Cakaj u pyet edhe në lidhje me deklaratat e kryeministrit grek, Mitsotakis në lidhje me çështjen e minoritetit.

 

Duke mos preferuar që të jap komente mbi këtë deklaratë, ministri në detyrë theksoi çështja e minoritetit në Shqipëri është e qartë dhe se qeveria shqiptare ka nisur kontaktet me qeverinë e re greke me qëllim heqjen e barrierave të integrimit.

 

“Me qeverinë e mëparshme greke kemi pasur proces aktiv komunikimi e nuk ka pasur barriera për integrimit. Dhe me qeverinë aktuale jemi në kontakte, por Shqipëria është ne pozicionin që duhet të marrë mbështetje politike për të pasur një vendim në tetor. Nuk mund të komentoj mbi motivet apo llogarite e çfarëdo lideri. Situata e minoritetit grek në vend është publike dhe e shumë e qartë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *