Subscribe

Gjatë vitit të ardhshëm qeveria parashikon që të rikthejë në objektivin prej 3% inflacionin dhe rritja e çmimeve të mos jetë më kaq e ndjeshme për konsumatorët.

 

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj deklaroi gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2023 se kjo do të jetë sfida kryesore.

 

DELINA IBRAHIMAJ

 

MINISTRE E FINANCAVE DHE EKONOMISE

 

“Inflacioni i lartë është i nxitur nga goditja e ofertës dhe nuk ka baza të forta që ky inflacion të vijojë në këto ritme në të ardhmn. Inflacioni do të ulet ndjeshëm gjatë vitit të ardhshëm. Në skenarin bazë parashikojmë inflacionin 3.6% gjatë muajve të parë të vitit, për të arritur në 3% në fund të vitit. Jemi vigjilentë për të përgatitur skenarë alternativë, në përputhje me atë që ndodh.”

 

Në vitin pasardhës do të rritet kufiri për pagën e patatueshme nga 40 në 50 mijë lekë, çka do të thotë se 70 mijë punonjës që paguhen me 50 mijë lekë në muaj, nuk do të tatohen për pagën e tyre.

 

Po ashtu, buxheti për 2023, i cili në total llogaritet në rreth 5.8 mld euro, parashikon një fond prej 3.5 mld lekësh që do të shkojë për bonus fundviti për pensionistët. Gjatë vitit të ardhshëm parashikohen rritje pagash për arsimin e shëndetësinë si edhe futja në sistemin e taksimit për profesionet e lira.

 

DELINA IBRAHIMAJ

 

MINISTRE E FINANCAVE DHE EKONOMISE

 

“Parashikimet kryesore, të ardhurat buxhetore parashikohen në nivelin 631.7 mld lekë. 7.7% rritje të ardhurat në buxhetin e shtetit. Buxheti mbështetet nga paketa fiskale që do të miratohet nga Kuvendi dhe ka disa masa. Masa kryesore është ligji I tatimit mbi të ardhurat, synon përmirësimin e sistemit të taksimit të individëve. Rritja e kufirit të patatueshëm të pagës në 50 mijë lekë, më shumë të ardhura në buxhetet e familjeve shqitpare, 70 mijë përfitues.

 

Futja në sistemin e taksimit të profesioneve të lira. Tatimi për bizneset që kryejnë xhiro deri në 14 milionë lekë është zero dhe do të mbetet zero. Asgjë nuk do të ndryshojë në formulën e tatimit të biznesit që qarkullon deri në 14 milionë lekë. Rritje e pagave 6% për arsimin, shëndetësisë, zjarrfikësit/ Nga korriku, rritje e mëtejshme e pagave për arsimin e shëndetësinë në masën 6%. Rritje e ndjeshme e pagës për zxjarrfikësit.”

 

Një vëmendje të veçantë në projektbuxhetin 2023 zë edhe sektori energjetik, për të cilin do të akordohen 12 mld lekë, fond i cili do të menaxhohet edhe për të mbajtur të pandryshuar çmimin e energjisë elektrike për familjarët.

 

Gjithashtu vitin pasardhës qeveria propozon një taksë në masën 33% për prodhuesit privatë të energjisë, si edhe kërkon të rikthejë nga janari bastet sportive online.

 

Sfidë për qeverinë për 2023 mbetet ulja e borxhit publik në 67.5% nga 68.8% që pritet të jetë këtë vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *