Subscribe

Zyrtarizimi i gjuhës shqipe nuk do të thotë federalizim i vendit, por zbatim i Marrëveshjes së Ohrit. kështu është prehur Ministri i Jashtëm Shqiptar, Ditmir Bushati, në një intervistë për portalin Euroactiv. Bushati tha se Gruevski ka punuar për të thelluar ndarjen etnike në vend.

 

Tani ka një krizë të thellë në Maqedoni. Ka edhe tendenca nga Gruevski dhe grupi i tij politik që ta transformojnë këtë krizë në një krizë ndëretnike. Nuk ka platformë të Tiranës, por një dokument që është shkruar nga 3 prej katër partive shqiptare në parlamentin maqedonas, që ne e kemi mbështetur, pasi ne shohim në këtë dokument një mbështetje të fortë së pari nga shqiptarët, për ta mbajtur Maqedoninë të bashkuar, së dyti për të kërkuar një harmoni më të mirë ndëetnike në frymën e Marrëveshjes se Ohrit. Së treti për të zbatuar marrëveshjen e Përzhinos, së katërti të zhbllokojmë rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së, duke normalizuar raportet me Greqinë, me Bullgarinë dhe sigurisht edhe me Shqipërinë dhe Kosovën, si fqinj të Maqedonisë.

 

Nuk e di sesi bërja e shqipes gjuhë zyrtare mund të barazohet me federalizimin e vendit. Zbatimi i angazhimeve të marrëveshjes së Ohrit ka qenë i ulët. Ka pasur edhe një tendecën nga Gruevskit ti konsiderojë shqiptarët punëtorë sezonale në tokën e tyre. Nuk ka përpjekje serioze për të siguruar harmonë ndëretnike në vend, pasi 6 vitet e fundit shoqëria ka qenë më e ndarë etnikisht.  Duke futur të ashtuquajturën platformë shqiptare në Kushtetutë, do të këtë më shumë rezultate pozitive për të gjitha grupet etnike në Maqedoni.

 

Duke folur për ndikimin Rus në Ballkan. Bushati theksoi se ka një përpjekje për të ruajtur status quo në Mal të Zi e Serbi. Ai i bëri thirrje BE-së që të tregojë vëmendje për situatën gjeopolitike në rajon.

 

Njëra anë është rezistenca për të ruajtur status-quone. Në Mal të Zi kemi parë një Rusi të sigurtë, një përpjekje për grusht shteti, ku u përfshinë segmente nga Federata ruse dhe nga Serbia. Pamë dhe një fushatë kundër anëtarësimit të vendit në NATO. Grupe politike ne vend, disa media dhe madje kisha ortodoke u përfshinë në këtë fushatë.

 

BE duhet të sjellë më shumë shpirt politik procesit, që po bëhet më procedural, ka më shumë hapa të përkohshëm dhe më shumë etapa. Se dyti ata duhet të kenë parasysh mjedisin e ri gjeopolitik në rajon. Duke ankoruar Ballkanin Perëndimor në ujrat europiane, ështe e mundut të rrisë angazhimin e BE në zhvillet e brendshme në këto vende. Ka disa hapa pas në rajon dhe në ato vende ku BE ka qenë më pak e suskseshsme në ankorimin e tyre ne ujrat europiane. Se treti duhen më shumë investimë qe të ulet hendeku me vendet e Europës. Së fundi, na nevojitet konsolidim i projektit Europian, pasi në kontekstin e krizës se emigrantëve dhe akteve terroriste, Ballkani Perëndimor ka vepruar si ruajtës i sigurisë së BE-se.

 

Bushati e cilësoi artificiale krizën politike në shqipëri. Ai ftoi opozitën ti hapë rrugë zbatimit të reformës në drejtësi.

 

E ashtuquajtura krizë politike është krizë artificiale. Ju ju referuat bojkotit të parlamentit nga opozita. Kjo nuk është dicka e re për jetën politike në Ballkan, dhe as në Mesdhe. Korrikun e shkuar në miratuam në unanimitet ndryshimet kushtetuese që lejuan zbatimin e butë të reformës në drejtësi. Vendosëm një kusht barazie, sipas të cilit pjesët më të rëndësishme të reformës bazohen aty. Mënyra sesi këto trupa të reja duhet të ngrihen duhet të vendoset bazuar në partiën politikë në parlament. Dhe ky ishte një nga kushtet e opozitës asokohe, që u miratua nga ne, pavarësisht se kishim tjetër mendim. Tani që gjithcka kakloi në parlament, po përballemi me bojkotin e opozitës. Përpara kemi dy opsione. I pari është të vijojmë më zbatimin e asaj për të cilën ramë dakord me opozitën, në mënyrë që të vazhdojmë jo vetëm me reformën, por edhe me axhendën e anëtarësimit të vendit në BE. Në nëntor Komisioni rekomandoi hapjen e negociatave,  me kusht që Shqipëria të zbatojë ligjin e Vetingut. Këtë e mbështetën shtetet anëtare. Ky është opsioni që kemi tani, ose të ndjekim opozitën. Unë mendoj se ne do të ndjekim opsionin e parë do të garantojmë zbatimin e reformës në drejtësi, që gëzon mbështetjen e qytëtarëve dhe do të dhe në këtë mënyrë do të garantojmë edhe angazhimin e marrë në kuadër të procesit të anëtarësimit.

Ne do zbatojmë rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet. Ka disa afate kushtetuese për zgjedhjet, që janë respektuar gjithnjë. Nuk varet nga ne apo forca nga jashtë që të zgjasim mandatin aktual. Eshtë paradoks që opozita kërkoi zgjedhje të parakohshme më parë, si kudo në botë, por tani që po u afrohemi zgjedhjeve, opozita kërkon shtyrje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *