Subscribe

Gjykata e Durrësit dërgoi pas hekurave katër te arrestuarit për 3.4 milionë eurot e gjetura ne dy automjete te tipit “Toyota Yaris”.Te shoqëruar nga forca te shumta policie Alban Mollaymeri, Edi Lika, Klevi Lika dhe Agim Ceka mbërritën këtë te enjte ne Gjykate. Ne seancën e zhvilluar pa praninë e mediave ata i qëndruan te njëjtit version duke thënë se nuk kane lidhje me shumen e gjetur por vetëm bënin transportin e mjeteve.

 

Ndërkohë avokati mbrojtjes Sajmir Visha i quajti te akuzuarit thjesht viktima.

 

Por pavarësisht pretendimeve te mbrojtjes prokuroria ka faturuar ndaj katër te arrestuarve akuzën e krijimit te grupit te strukturuar kriminal. Për këtë arsye Gjykata e Durrësit shpalli moskompetencën e çështjes dhe vendosi qe ta transferoje dosjen ne ngarkim te Edi Likes, Klevi, Likes Alban Mollaymerit dhe Agim Cekes te Krimet e Renda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *