E shtunë, 31 Tetor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Britanikes i sekuestrohen rreth 22 mijë paund të padeklaruara në Rinas

Në doganën e Rinasit janë sekuestruar 21.900 paund. Kjo shumë i përkiste një qytetareje britanike me iniciale J.R.B.

Asaj iu gjetën paratë e padeklaruara gjatë kontrollit të pasagjerëve, teksa po tentonte të futej në territorin shqiptar.

Reklamë

Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit në vijën e dytë, të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe, kostatuan se britanikja kishte të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 21 900 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë