Autoriteti shëndetësor brazilian ka pezulluar provat klinike të një vaksine Covid-19 të zhvilluar në Kinë pas një “aksidenti” që përfshiu një vullnetar.

Kjo gjë konsiderohet një goditje për një nga vaksinat kandidate më të përparuara të prodhuara nga Sinovac.

Rregullatori, Anvisa, tha në një deklaratë se kishte “vendosur të ndalonte provën klinike të vaksinës CoronaVac pas një aksidenti të rëndë anësor” më 29 tetor.

Ai tha se nuk mund të jepte detaje për atë që ndodhi për shkak të rregullave të privatësisë, por që incidente të tilla përfshinin vdekjen, efektet anësore potencialisht fatale, paaftësi të rëndë, shtrim në spital, defekte të lindjes dhe ngjarje të tjera “të rëndësishme klinikisht”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *