E mërkurë, 28 Tetor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Politikë

Bllokimi i shërbimeve online/ Meta: Ngjarje e rëndë, duhen masa për rritjen e sigurisë kibernetike

Pas sulmit kibernetik në portalin “e-albania”, i cili ka bllokuar shërbimet online ka reaguar edhe presidenti Meta.

 

Reklamë

Kreu i shtetit e quan ngjarjen të rëndë, dhe se ka krijuar  vështirësi të jashtëzakonshme për qytetarët, bizneset dhe për shumë veprimtari të tjera të lidhura me këtë sistem.

 

Reklamë

Meta me ane të një postimi në rrjetet sociale bën thirrje për marrjen e të gjitha masave për rritjen e sigurisë kibernetike, për të parandaluar ngjarje të tilla.

 

“Kjo situatë, në kontekstin edhe të zhvillimeve të brendshme dhe ndërkombëtare, e rëndon akoma më shumë dhe e kompromenton funksionimin e shtetit, në të gjitha hallkat, ku veçanërisht qytetarët janë ata që i vuajnë pasojat më së shumti” – shkruan presidenti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë