Firma që ka ndërtuar lotin e tretë të rrugës Qukës-Qafë Plloçë këtë të hënë është duke punuar për largimin e shkëmbinjve që ranë të dielën në segmentin e kësaj rruge duke e bërë të pakalueshme për mjetet.
Per të krijuar mundësinë për qarkullimin e mjeteve në këtë aks nacional është hapur një bypass.
Sipas inxhinierëve të firmes ky segment rrugor nuk do të jetë i gatshëm për lëvizjen e mjeteve deri sa situata të kthehet në normalitet të plotë.
Masivi shkëmbor që ra në karaxhate ka qenë shumë i madh e duhet thënë se është shkarja e tretë në këtë lot, madje në një nga segmentet njëra nga korsite vijon të jetë e bllokuar për shkak të shkëmbinjve të pahequr në rrugë.
Firma po punon për vendosjen e rrjetave në skarpatat me të rrezikshme të lotit të tretë të rrugës nacionale Qukës-Qafë Plloçë e cila ka kushtuar 260 milionë euro.





