Subscribe

 

Prej 10 ditësh motorët e ujit dhe mjetet e tjera lundruese me karakter argëtimi të pushuesve në det, janë bllokuar me urdhër të policisë kufitare në Durrës. Pronarët e këtyre mjeteve kanë protestuar, duke kërkuar që të zhbllokohet sa më parë situata, pasi janë duke pësuar humbje të mëdha financiare.

 

Pronaret e bizneseve shprehen se janë te pajisur me të gjithë dokumentacionin e duhur.

 

Në plazhin e Durrësit deri në Malin e Robit në Kavajë operojnë 10 subjekte të tilla që janë licencuar për ushtrimin e aktivitetit me mjete motorike për sporte ujore.

 

Vendimi për bllokimin e mjeteve lundruese erdhi pas vdekjes së 15-vjeçare ruse, e cila u godit nga një motor uji, teksa lahej në det ne ishujt e Ksamilit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *