E hënë, 21 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Bllokimi i autobusëve nga Kosova, Dako: Krijojnë trafik

Nëse zgjedh të kalosh fundjavën në zonën e plazhit të Durrësit, shpesh përballesh me një trafik të ngarkuar për shkak të mbërritjes së autobusëve me pushues nga Kosova.

 

Kjo ka detyruar autoritetet të mos lejojnë kalimin e tyre në rrugën Pavarësia, çka ka sjellë pakënaqësi tek vizitorët.

 

Reklamë

Por kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, sqaroi se autobusët me targa të Kosovës ndalojnë vend e pa vend, duke krijuar kaos në trafik, ndaj është parë e arsyeshme të mos lejohet të qarkullojnë në rrugën kryesore të plazhit.

 

Dako u ndal edhe tek siguria në plazhe, duke theksuar se Bashkia u ka kërkuar operatoreve turistike, që të pajisin ambientet që administrojnë, me roje bregdetare.

 

 

Shumë pushues kanë vënë në dukje sigurinë e pakët në plazh, e po ashtu edhe probleme me shërbimet ambulatore.

Më shumë video

Reklamë