Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka deklaruar se një raund i ri bisedimesh mes Moskës, Kievit me ndërmjetësimin e Uashingtonit do të mbahet më 4 dhe 5 shkurt në Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Ne presim që pala amerikane të jetë po aq aktive, dhe veçanërisht kjo vlen për masat e de-përshkallëzimit, uljen e sulmeve. Dhe shumë varet nga ajo që pala amerikane do të arrijë, në mënyrë që njerëzit t’i besojnë si procesit ashtu edhe rezultateve, natyrisht”, tha Zelensky.
Negociatat e drejtpërdrejta që përfshijnë Moskën dhe Kievin, së bashku me përfaqësues amerikanë, rifilluan në Abu Dhabi më 23–24 janar.
Takimet mes negociatorëve ukrainas dhe rusë kanë qenë të rralla që nga nisja agresionit ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Por pavarësisht përpjekjeve për fundin e luftës, Rusia nuk i ka ndalur sulmet.
Gjatë mesnatës u godit një spital në Zaporizhia, duke lënë të paktën 6 persona të plagosur.
Më vonë një sulm i dytë ndaj qytetit, i cili ndodhet më pak se 50 kilometra nga vija e frontit jugor të vendit, plagosi edhe tre persona të tjerë në një lagje tjetër.
Guvernatori rajonal tha se mes të plagosurve ishte edhe një djalë i vogël.Sulmet erdhen pasi presidenti amerikan Donald Trump disa ditë më parë tha se homologu i tij rus Vladimir Putin, i kishte premtuar personalisht atij që do të ndalte goditjet ajrore për një javë./vizionplus.tv





