E premte, 23 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Binduni ose do t’ju vrasim për 15 minuta”, Rodriguez flet për ultimatumin e SHBA-së pas arrestimit të Maduros

Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth operacionit amerikan “Vendosmëri Absolute” në Karakas më 3 janar, në të cilin Shtetet e Bashkuara nisën një operacion ushtarak në shkallë të gjerë dhe arrestuan presidentin e tyre, Nicolas Maduro, dhe gruan e tij.

Presidentja në detyrë, Delcy Rodriguez tha se qeveria u përball me kërcënime. Ajo dhe ministrat u kërcënuam me jetë nëse nuk do t’i përmbushnin kërkesat e Uashingtonit.

Reklamë

Rodriguez raportohet se ka shpjeguar se asaj dhe anëtarëve të kabinetit iu dha një ultimatum 15-minutësh nga forcat amerikane për t’u nënshtruar kërkesave të Uashingtonit, nën kërcënimin se nëse nuk bindeshin do të vriteshin.

Transferimi i Maduros dhe gruas së tij, Celia Flores, në Nju Jork u zhvillua pas një operacioni të gjerë ushtarak amerikan kundër Venezuelës, i cili përfshinte sulme ajrore dhe përfshirjen e dhjetëra forcave ushtarake dhe speciale, me qëllim arrestimin e udhëheqësit.

Pas operacionit, Rodriguez u emërua si presidente e përkohshme, një pozicion që ajo e ka mbajtur që nga 5 janari, me qëllim sigurimin e vazhdimësisë administrative dhe sovranitetit kombëtar.

Megjithatë, Bashkimi Evropian nuk e ka njohur zyrtarisht legjitimitetin e qeverisë së saj.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë