Bindja Demokratike ka dorëzuar në gjykatën e Tiranës kërkesën për regjistrim si forcë politike, e cila pritet gjithashtu të regjistrohet në KQZ.

 

Ish- nenkryetari i PD Astrit Patozi është dhe drejtuesi i kësaj force politike, i cili mbrëmjen e së hënës ka zhvilluar edhe një takim me disa prej figurave te se djathtes dhe themeluesit e Bindjes Demokratike.

 

Fillimisht u lakua emri i Rudina Hajdarit si kryetare e partisë, por deputetja e mohoi përmes një statusi në rrjetin social Facebook. Ndërkohë ajo theksoi se është kryetarja e grupit të demokratëve në Kuvend, dhe se nuk ka lidhje me lëvizjen e re politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *