E shtunë, 21 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Bie niveli në hidrocentrale

Temperaturat e larta dhe të pazakonta për muajin qershor kanë shtuar rrezikun e thatësirës dhe rënien e nivelit të ujërave në hidrocentrale. Aktualisht niveli i Fierzës është në kuotën e 273 metrave. Ndërsa kompania e shpërndarjes ka nisur importin e energjisë elektrike me qëllim përballimin e nevojave.

 

Përfaqësues të OSHEE thonë se po garantohet energjia për muajin korrik, çka do të thotë se nuk do të ketë ndërkreje. Nëse ka kufizime ato vijnë nga defektet.

 

Reklamë

Aktualisht kostoja e energjisë së blerë arrin në 17 milion euro pa TVSH. Këto para i janë hequr zërit të investimeve në kompaninë OSHEE. Nëse do të jetë e nevojshme blerja e energjisë edhe për muajit gusht, atëherë kjo do të jetë hera e parë pas dy vitesh që buxheti i shtetit do te duhet të subvencionojë sektorin e energjisë.

 

Që pas nisjes së reformës së energjisë elektrike, ku qytetarët u detyruan të paguajnë borxhet e akumuluara ndër vite, buxheti i shteti u lehtësua nga barra për të mbështetur financiarisht Kompaninë e Shpërndarjes së  Energjisë.

Më shumë video

Reklamë