Vatra të shumta zjarri vijojnë te jenë aktive në gjithë vendin. Flakët e mëdha bllokuan këtë të premte rrugën Levan – Fier. Një vatër zjarri që u përhap me shpejtësi arriti jo vetëm të digjte një sipërfaqe prej 30 hektarësh me shkurre e pemë, por edhe të zbriste pranë rrugës duke bërë që për disa orë të bllokohej lëvizja e mjeteve nga të dyja krahët. Motivi nuk dihet ende, e forcat zjarrfikëse lokalizuan me vështirësi flakët.
Zjarri ka rene edhe ne njërin prej peizazheve me te bukura, në Theth, në vendin e quajtur Okol ku është nje kurore e gjelbër me pisha. Flakët e para janë shfaqur që të enjten, por reshjet e shiut e kanë shuar zjarrin. Ato janë riaktivizuar sapo kanë pushuar reshjet.
Vlora, Korça, Dibra, Lezha dhe Durrësi janë gjithashtu zonat problematike, ku flakët kanë shkrumbuar 18 hektarë me pyje, pisha dhe ullinj. Për shuarjen e flakëve morën pjesë 65 zjarrfikës, forca të ushtrisë si dhe banorë të zonave.