Dy deputetet social demokrate Christian Petry e Metin Hakverdi deklarojnë se ende ka kohe për te bindur Francën për një vendim pozitiv për Shqipërinë javën e ardhshme ne mbledhjen e krerëve te vendeve anëtare te Bashkimit Europian. Pas një takimi me kryeministrin Edi Rama, deputetet theksuan se çështja e hapjes se negociatave do te diskutohet mes kancelares Angela Merkel e presidentit Emmanuel Macron.

 

Christian Petry: Franca sikur se dihet ka një strategji tjetër persa i përket çeljes se negociatave. Ajo është e pikëpamjes qe fillimisht Bashkimi Europian do te duhej te ndryshonte përpara se te mund te merrej një hap i mëtejshëm për zgjerimin e tij. Ne gjithsesi do te përpiqemi te bindim koleget franceze se te dyja këto gjera do te mund te bëhen; nga njëra ane te behet çelja e negociatave për anëtarësim e nga ana tjetër te zhvillojmë procesin e reformimit. Dhe pikërisht për këto tema do te bisedojmë me koleget franceze ne ditët e ardhshme, por me duhet te theksoj se personalisht kancelarja federale Merkel do te ndërmarrë kontakte me zotin Macron.

 

Dy deputetet Petry dhe Hakverdi kane vizituar Shkupin e Tiranën pak dite pas vendimit te Bundestagut për hapjen e negociatave.

 

Metin Hakverdi: Kemi te bëjmë me një situate e cila është pak a shume e ngjashme ne te dyja vendet, unë gëzohem sepse jam optimist për një vendim pozitiv qe do te merret javën e ardhshme, por kjo mbetet për t’u pare gjithsesi.

 

Ne kushtet kur ende pritet vendimi zyrtar i Francës, nga i cili do te varet edhe vota e Holandës, duket se shpresa me e madhe mbetet lobimi i Berlinit zyrtar.

 

Elisa Spiropali: Ne jemi shpresëplotë qe edhe ne diskutimet ne këshill roli i Gjermanisë do te jete vendimtar.

 

Te martën do te mblidhet ne Luksemburg këshilli i ministrave te jashtëm e ne date 18 do te mblidhen krerët e shteteve te Bashkimit Europian te cilët do te vendosin nëse Shqipërisë do t’i hapen apo jo negociatat për anëtarësimin ne Be.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *