Subscribe

17 deputetë të Partisë Demokratike të udhëhequr nga Sali Berisha do të jenë nesër në parlament për të votuar kundër kandidatit të partisë socialiste për kreun e shtetit.

 

Gjatë një komunikimi me gazetarët, Berisha deklaroi se kryeministri Rama nuk e ka legjitimitetin për të zgjedhur presidentin e Republikës, pasi ka manipuluar votën e qytetarëve në 25 prill.

 

 

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

 

“Rama zgjodhi lojën me kukulla dhe pseudo opozitë një lojë që mund të quhet një shpifësirë politike. Dhe tani mbledh kryesine për të marrë kështu 100% të pushteteve në këtë vend. Njësoj si Lukashenko.”

 

Por qëndrimin më të ashpër, Berisha e pati ndaj Ardian Dvoranit nëse është kandidat për president, pavarësisht se gjyqtari Dvorani është shpallur kampion antikorrupsioni nga Shtetet e Bashkuara.

 

“Presidenti nuk zgjidhet për ndonjë shtet tjetër apo SHBA, presidenti zgjidhet për Shqipërinë. Nëse ka një gjyqtar që ka konflikt interesi apo është i korruptuar, ai është Dvorani i partisë.”

 

Kryetari i PD sulmoi mazhorancën edhe për qëndrimin ndaj rezolutës së firmosur nga vetë Berisha për genocidin serb në Kosovë.

 

“Kemi të bëjmë me një qeveri që nuk mbron interesin e shqiptarëve, por të Beogradit.”

 

Por qëndrimin më të ashpër, Berisha e mbajti ndaj rolit të bordeve dhe rritjes së çmimit të naftës.

 

 

“Çmim i tillë nafte nuk ekziston kund në Europë e në botë, përveçse në çifligun e Edi Ramës, që shpiku këtë mekanizëm, duke dhunuar ligjet e tregut për të grabitur qytetarët.”

 

Berisha u bëri apel anëtarëve të bordeve të japin dorëheqjen, pasi këto borde janë antikushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *