Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 September 2026
Vizion fokus

Qytetarët thirrën protestë në nisje të sesionit parlamentar, policia...

Roberto Carlos mahnit me fjalët për Dimarcon: Më kujton...

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare finaliste për...

Nga protestat te SPAK-u, Begaj mesazh Kuvendit: Zëri i...

“Pagat” zgjidhen në 17 shtator, Balla: Kompetencën për rrogat...

“Sulme kibernetike kemi përditë, por jemi forcuar”, Rama: Prokurimet...

“AI mundësi e madhe për Shqipërinë”, Rama: Teknologjia mundësi...

Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë: Vendimi mbron sigurinë dhe...

“Territorialja dhe Zgjedhorja prioritetet e PS-së”, Taulant Balla: Projektligji...

Investigimi tronditës: Netanyahu u paralajmërua për sulmin e 7...

Berisha: Rama po pengon SPAK, mbron Ballukun pasi në dosjen e saj del edhe emri i kryeministrit

28 Janar 15:57

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ngriti shqetësimin se kryeministri Edi Rama po pengon drejtësinë duke bllokuar kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në fjalën e tij në Asamble, Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk po i jep SPAK-ut autorizimin për arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për të mbrojtur veten e tij, pasi janë pjesë e të njëjtës dosje hetimore.

“Prokuroria kërkoi arrestimin dhe heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres. Edi Rama, kryeministri, i quajtur Ramaduro i Madh, e bllokoi iniciativën e Prokurorisë dhe nuk po e lejon. Pse? Sepse në çdo tre rreshta të kësaj dosjeje gjendet emri i tij. E njëjta gjë po ndodh me AKSHI-n, Agjencinë Kombëtare të Teknologjisë. Të gjitha të dhënat po eksportohen te bandat kriminale dhe banditët”, tha Berisha. 

Berisha akuzoi kryeministrin se ka sjellë në Parlament persona të mbështetur nga bandat kriminale dhe votat e tyre po i përdor sot për të bllokuar SPAK-un.

“28 deputetë kanë hyrë në Parlament të mbështetur nga kartelet më të fuqishme të drogës. Pas kësaj, atyre iu dhanë 450 leje për hotele, motele, ndërtime dhe resorte turistike. Më pas, mandatet e tyre u përdorën për të bllokuar tërësisht Prokurorinë”, shtoi Berisha. 

Në Strasburg, kryetari i PD-së shfrytëzoi diskutimin për ndërhyrje ruse në zgjedhjet e vendeve të tjera për të ngritur shqetësimin për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, të cilat sipas tij nuk ishin as të lira e as të drejta.

“Unë dënoj fuqishëm ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vendeve të tjera, por jam këtu gjithashtu për të denoncuar dy faktorë të tjerë madhorë që mund t’i shkatërrojnë zgjedhjet. Njëri prej tyre është shteti-parti ose partia-shtet, ashtu siç u tha këtu nga vëzhguesit, se në Shqipëri zgjedhjet u zhvilluan në klimën e një partie-shtet”, deklaroi Berisha. 

Në raportin që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi për zgjedhjet e 11 majit të vitit të kaluar, vihet në dukje se partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve shtetërore, dhe një prej rekomandimeve të saj ishte që duhen ndërhyrje për të ndarë qartësisht partinë në pushtet nga shteti./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
balluku Berisha rama SPAK

Nga e njëjta kategori

Hapet ekspozita “Postriba ’46”, kujtohet 80-vjetori i kryengritjes kundër regjimit komunist

më shumë...

Qytetarët thirrën protestë në nisje të sesionit parlamentar, policia “blindon” Kuvendin

më shumë...

Roberto Carlos mahnit me fjalët për Dimarcon: Më kujton shumë veten

më shumë...

Nisja e sezonit të ri arsimor, AKU kontrolle në dyqanet afër shkollave dhe kompanitë e ushqimeve për çerdhet e kopshtet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

4:09

Hapet ekspozita “Postriba ’46”, kujtohet 80-vjetori i...

3:46

Qytetarët thirrën protestë në nisje të sesionit...

3:43

Roberto Carlos mahnit me fjalët për Dimarcon:...

3:41

Nisja e sezonit të ri arsimor, AKU...

3:34

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare...

3:32

Shiste drogë në Tiranë, “Shqiponjat” arrestojnë 27...

2:52

Seanca e 9 shtatorit, Kurti nuk tregon...

2:49

Nga protestat te SPAK-u, Begaj mesazh Kuvendit:...

2:40

“Pagat” zgjidhen në 17 shtator, Balla: Kompetencën...

2:38

Vlora plot me turistë në shtator, pushuesit...

2:11

“Sulme kibernetike kemi përditë, por jemi forcuar”,...

2:00

“AI mundësi e madhe për Shqipërinë”, Rama:...

1:56

Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë: Vendimi mbron...

1:37

Publikohen rezultatet e testit PISA, Shqipëria rritje...

1:28

Pas vrasjes së 24-vjeçarit, Hita “zbret” në...

1:24

Ngjarja e rëndë në Tropojë, njëri prej...

1:09

Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron...

12:52

Flakët që “përpinë” pyjet në Shqipëri, 2...

12:42

“Territorialja dhe Zgjedhorja prioritetet e PS-së”, Taulant...

12:35

Investigimi tronditës: Netanyahu u paralajmërua për sulmin...

Më të klikuarat

  • Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi në shtëpi për tu sqar...
  • Shkodra u zgjua me krisma! Ky është 24-vjeçari që mbeti i vr...
  • Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas takimit të dytë, burri...
  • Pogradeci “zgjohet” nga tërmeti, sa ishte magnituda
  • Grabiten dy biznesmenë në Berat, hajdutët i marrin kasaforta...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.