Subscribe

Sali Berisha e shfrytëzoi bashkëbisedimin e të premtes me gazetarët për të akuzuar qeverinën në lidhje me situatën e rendit dhe sigurisë në vend.

 

Lideri demokrat tha se 4 viktimat e orëve të fundit tregojnë se bandat dhe krimi kontrollojnë sot Shqiperinë.

 

Sipas tij, projekti i Ramës për “Pasaportën e Artë” nuk është gjë tjetër vecse një thirrje për kriminelet” Bashkohemi në Shqiperi”.

 

 

Jam sot për të deklaruar në emër të PD, se pasaporta e artë e Edi Ramës është thjesht një thirrje: “narko-trafikant dhe kriminel të të gjithë rajonit, Evropës dhe botës bashkohuni në Shqipëri”. PD deklaron se pas nisjes për legalizimin e kanabisit, ligjin për amnistinë fiskale, legalizimin e parave të krimit që hyjnë nga jashtë, pasaporta e artë është mekanizmi i tretë e i fundit i trinomit të shndërrimit të Shqipërisë në parajsën tokësore të drogës trafiqeve dhe krimit rajonal evropian dhe botëror. Pasaporta e artë, në vendet ku shteti ligjor funksionon është një mundësi e përdorur nga ato qeveri dhe vende për të thithur investime të huaja. Kurse pasaporta e artë në narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Evropë, Shqipëri, është kanal i zi për të larë narko-eurot e trafikantëve të pashpirtë të rajonit, Evropës e botës në Shqipëri, një kanal i zi për paranë toksike të bosëve të drogës dhe krimit, para e cila me kullat monumente nacionaliste korruptive si i ka quajtur shtypi ndërkombëtar në Tiranë po shkatërron pamjen, urbanistikën trafikun e mjedisin e saj”

 

 

Ai shtoi se në 9 vitet e fundit në vendin tonë nuk ka ardhur asnjë biznesmen I huaj për investim cka dëshmon klimenn e rëndë të biznesit në Shqiperi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *