Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e së martës një tryezë diskutimi me mjekët për të folur mbi problematikat në sistemin shëndetësor.

 

 

Sali Berisha iu bëri thirrje mjekëve që të ngrihen për të rrëzuar regjimin monist të Edi Ramës. Sipas kreun të Partisë Demokratike mjekët duhet të përdorin influencën e tyre për të rrëzuar qeverinë.

 

 

“Shpreh para jush bindjen time të thellë se kushti i të gjitha kushteve për t’i dhënë një përgjigje problematikave të mëdha të mjekëve është angazhimi bluzave të bardha në një lëvizje të fuqishme kundër kësaj qeverie. Ky regjim bazohet në vjedhje e korrupsion. Vjedhin të sëmurët, ilaçet, çdo gjë, prandaj nuk i respektojnë mjekët. Shpresoj shumë tek ju dhe jam i bindur se bashkërisht do bëjmë gjithçka për të ndërruar këtë qeveri, këtë sistem, është sistem monist. Mjekët janë njerëz me influencë, përdorni influencën për të qartësuar përndryshe dëshpërimi do rrënojë shoqërinë shqiptare.”-tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.