E mërkurë, 28 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 33 minuta më parë
Politikë

Berisha mban Kuvendin, Basha mbërrin në selinë blu: Nga kjo ditëlindje, PD do të dalë më e bashkuar!

Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbërritur në selinë e PD, ndërkohë që në stadiumin “Air Albania” po mbahet Kuvendi i thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.

 

Reklamë

Teksa hynte në seli, Basha tha se nga kjo ditëlindje, PD do të dalë më bashkuar.

 

Reklamë

“Është një ditëlindje e thyer nga ata që e përçanë PD për interesat e tyre. Por nga kjo ditëlindje PD do të dalë e bashkuar dhe e vendosur për demokratët dhe jo për interesat personale.”, tha ai.

 

Ditën e djeshme, Basha ka ftuar demokratët në selinë e Partisë Demokratike me rastin e ditëlindjes se PD.

 

 

“Demokracia u transformua në një ideal të pathyeshëm ku vlerat dhe liria e shqiptarëve triumfuan mbi gjithçka. Le të kremtojmë së bashku këtë ditë të shënuar”– shkruhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë