E martë, 20 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Berisha kërkon qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme, nis protesta e opozitës para Kryeministrisë

Partia Demokratike ka nisur protestën e paralajmëruar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sali Berisha është shoqëruar nga mbështetësit e tij nga selia e PD drejt bulevardit.

Ky tubim, vjen pas 5 protestash, ku opozita ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.

Reklamë

Ashtu si edhe në tubimet e tjera, fjalën e tyre do e kenë qytetarë të ndryshëm dhe përfaqësues të PD dhe kreu i kësaj parti Sali Berisha.

Për të shmangur incidentet, policia ka marrë një sërë masash, duke bllokuar disa akse rrugore, ndërsa Kryeministria ka hequr edhe pemën e Vitit të Ri.

Ndërkohë që për shkak se protesta ishte e paralajmëruar, Adriatik Lapaj, i cili prej disa ditësh qëndron para godinës së Kryeministrisë, është larguar për të shmangur ndonjë incident të mundshëm./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë