Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për shtyp, për t’iu kundërpërgjigjur Lulzim Bashës, i cili njoftoi sot vendimin për të mbledhur më 18 dhjetor Kuvendin Kombëtar të partisë.

Lideri historik i të djathtës deklaroi se nuk ka asnjë forcë që nëpërkëmb firmat e mbledhura të demokratëve për mbledhjen e Kuvendit më 11 dhjetor.

Sipas tij, data 18 dhjetor, bërë publik sot nga Basha, është dhënë nga kryeministri Rama.

“4200 guximtarë u ngritën mbi të gjitha format e presioneve dhe firmosën për rivendosjen e pluralizimit, për çmontimin e narkoshtetit dhe një të ardhshme për shqiptarët në vendin e tyre. Një sjellje të tillë më rikujton qëndrimet e pallateve të kuqe në dhjetor ndaj studentëve. Përpjekjet e tyre për të dështuar atë lëvizje të bekuar që i dha fund epokës së monizimit. Përpjekje të tilla për të bllokuar në një mënyrë apo tjetër vullkanin apo këtë lëvizje janë sa qesharake aq edhe të turpshme. 5 ditë pas dorëzimit të 4200 firmave pengkryetari i PD mbledh Kryesinë falso apo fake të kësaj partie, e cila në masën 60% të saj është zgjedhur në dhunim të statutit të partisë. Jo me votën e fshehtë të Këshillit Kombëtar por emëruar nga kryetari i PD. Njofton datën që i jep Edi Rama, 18 dhjetorin. Nuk do të ketë asnjë forcë që mund të nëpërkëmbë firmat e demokratëve. Nëse Kuvendi mblidhet, mblidhet datën e shpallur prej tyre. Jo sipas rendit të ditës së pengkryetarit…Pra të harrojë kush se mund të luajë me revolucionin paqësor që po zhvillohet në Shqipëri. Ky është një revolucion më paqësori, por është një revolucion që mjerë ata që kërkojnë të përballen me të”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *